Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe në Korçë.
Këto tregje kanë sjellje antikonkuruese, si pasojë e marrëveshjeve ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve.
Ky konkluzion doli ne pah pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor,
Hetimi do të përfshijë peridhën kohore 1 Janar 2023 – 30 Shtator 2024.