Ahmed al-Ahmed, heroi që çarmatosi njërin nga dy personat e armatosur gjatë sulmit terrorist në plazhin Bondi në Australi, mori një çek prej 2.5 milionë dollarësh ndërsa ishte në spital.
Një video prekëse që është bërë virale ka kapur momentin kur babai sirian me dy fëmijë mësoi se 43,000 njerëz në të gjithë botën kishin dhuruar para për të nderuar trimërinë e tij.
“A e meritoj këtë?” , ishte përgjigjja e 42-vjeçarit Al Ahmed kur burri ia dorëzoi çekun në një video të postuar në mediat sociale. “Çdo qindarkë”, u përgjigj burri. Kur e pyetën se çfarë do t’u thoshte dhjetëra mijëra njerëzve që dhuruan, ai dërgoi një mesazh paqeje dhe uniteti.
“Le të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të gjithë jemi njerëz, dhe le të harrojmë të gjitha gjërat e këqija që kemi lënë pas dhe të vazhdojmë të shpëtojmë jetë “, tha ai nga shtrati i spitalit. “Kur shpëtoj njerëz, e bëj nga zemra”.



