Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomoneje. Sipas Policisë së Vlorës drejtuesi i gomones, 27 vjeçari Krenar Velaj , ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, në rrugën detare e cila është per mjetet lundruese si ato te peshkimit por dhe ato turistike, ndërkohë që ishte pajisur me dokumentacion të rregullt.
Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit lundrues, 27 vjeçarin Krenar Velaj.