Lidhur me vrasjen e 24 vjecares në Durrës, OPGJ Shkëlqim Osmani, duket se më shumë ka ndihmuar në inskenimin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka kqyrur banesën brenda, për të gjetur shenja të dyshimta, që mund të ndihmonin hetimin. Ai është mjaftuar me 4 fotografi dhe e ka mbyllur me kaq gjithcka. Ndaj i dyshuari kryesor, Alfred Gjini, mundi të dalë i pafajshëm pas 6 muajsh burg, që urdhëroi prokurorja e Durrësit, Edina Kurti.Nga kërkesa për arrest me burg e prokurores, gjyqtarët Petraq Çuri dhe Paulin Çera, nxorrën klecka për të lënë të lirë të dyshuarin Gjini. “Stop” ka siguruar dhe dëshminë ekskluzive të djalit të mitur të së ndjerës Anisa Gjini, Ai tregon në mënyrë fëminore, se babi e goditi mamin në kokë, derisa asaj i ra të fikët. Fëmija thotë, se babai e porositi të mos tregonte, se do ta merrte policia.
- +355 67 220 8888
- [email protected]