Janë mbledhur sërish në protestë para parlamentit banorët e ‘5 Majit’, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata njëzëri kanë kërkuar lirimin e 5 të arrestuarve nga policia.
Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe nënë Liza, simboli i qëndresës së protestës së ‘5 Majit’, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.
“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi.”, tha ajo.