Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës kurrizore, që tashmë ka prekur organet e tij. Nuk mund të flejë, nuk shkon në shkollë dhe është i izoluar brenda katër mureve, duke humbur çdo mundësi për një fëmijëri normale. Operacioni kushton 29 mijë euro, por familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë. Çdo ditë, që kalon, e përkeqëson gjendjen e tij dhe nuk ka më kohë për të pritur. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar Agimin, duke hapur dhe një llogari gofundme për të mbledhur kontribute për të.
