Hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin, Manastirliu: Covid-5 në Elbasan, ka 81 shtretër – Stop
Lajme, Të Gjitha

Hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin, Manastirliu: Covid-5 në Elbasan, ka 81 shtretër

 

ELBASAN

Është hapur ditën e sotme spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se është hapur Covid-5, që do të jetë Spitali Rajonal i Elbasanit, i cili ka 81 shtretër për të infektuarit me virusin e rrezikshëm.

 

“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha ministrja Manastirliu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *