Është finalizuar sot hapja e pikës së kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, Shishtavec-Krushevë. Pika e re kufitare do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën përmes Kukësit dhe zonës së Dragashit.
Pika e kalimit kufitar u inagurua nga ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Bledi Çuçi dhe Xhelal Zvecla.
Qeveria shqiptare vendosi në shtator të vitit të shkuar për të hapur këtë pikë të kalimit kufitar