Policia Kufitare e Kapshticës njofton se që prej ditës së sotme, në fashën e orarit 06:00 deri në 22:00 të mbrëmjes do të lejohen të hyjnë nga kjo pikë doganore në tokën shqiptare vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Ndërsa autobusët, taksitë apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Ndërkohë hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.
“Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash.
Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur”, thuhet në njoftim.