Hapet kantieri i parkimit me 1400 vende në QSUT, Rama: Gjithë godina duhet të transformohet e lulëzohet me vepra arti

Pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza hapet kantieri i parkimit që përfshin 1400 vende të lira për automjetet.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm sot në ambientet e QSUT, shprehet se kjo ‘vepër e re publike do ta kthejë krejt territorin e QSUT në një hapësirë këmbësore, e do të krijojë kushtet për transformimin e saj në një park të madh me pemë, lule e vepra arti’.

“Gjithë pjesa publike jashtë godinave duhet transformohet nga e para, duhet të jetë tamam xhenet këtu. Jashtë godinave të lulëzojë, edhe me vepra arti”-u shpreh kryeministri Rama.

“Jo vetëm do të shtojë kapacitetet e parkimit, për t’i dyfishuar ato. Qendra do të ofrojë afro 1400 vendparkime, ndërkohë që do të ketë edhe parkime të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar, strukturë të dedikuar për makinat që funksionojnë me energji dhe janë të karikueshme.

Krahas kësaj, do ofrojë edhe shërbimin e specializuar në tarracën e godinës për helikopterët për të garantuar me cilësi shërbimet e urgjencës”, tha Koçiu gjatë inspektimit.

Të Fundit