VLORA
Deputeti i zgjedhur i PS, Damian Gjiknuri ka vizituar Vlorën ku është pyetur edhe për kryebashkiakun e qytetit, Dritan Lelin.
Gjiknuri tha se në Vlorë gjithsesi është zv/kryebashkiakja teksa ka folur për turizmin. Ai kërkon nga institucionet lokale të bëhet më shumë dhe që kryefjalë e turizmit të jetë pastrami.
‘’Bashkia t’i kushtojë vëmendje pastrimit. Pastrimi është kryefjala e turizmit. Pa pastrim nuk do të kemi turizmin që presim. Institucionet lokale të bëjnë më shumë. Në Vlorë kemi zëvendës kryetaren e Bashkisë’’- tha Gjiknuri.
Po ashtu në Sazan është organizuar hapja e ishullit nga dy ministritë e Turizmit dhe Mbrojtjes. Në ishull të pranishme ishin ushtria dhe të rinj që bënë të mundur pastrimin e ishullit.
Më 8 mars Dritan Leli refuzoi ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit. Më pas Rama kërkoi përjashtimin e Lelit nga Partia Socialiste.