Portat e HEC-it në Shkopet janë hapur sërish, pasi prurjet në lumin Mat janë shtuar.
Portat janë hapur natën e kaluar dhe për shkak të prurjeve të mëdha janë dëmtuar dy këmbët e urës së Zogut pranë Milotit.
Njëra strukturë e urës ka rënë afër dy metër, ndërsa këmbët e saj ishin të dëmtuara edhe nga prurjet e mëdha vitin e kaluar.
Kompania Kurum hapi portat për të shkarkuar prurjet edhe pak ditë më parë, pa njoftuar banorët e zonave të rrezikuara dhe pa dijeninë e autoriteteve përkatëse.