Pas hapjes së tunelit të parë me gjatësi prej 6 kilometra, firma punuese vazhdon punimet për hapjen e tunelit të dytë të në Llogara.
Kryeministri Edi Rama thotë se deri tani janë hapur 4670 metra tunel. Në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej.
“Nga Tuneli i Llogarasë, ku pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra, dhe ku në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.
Tuneli i Llogarasë do të jetë plotësisht funksional në Qershor 2024.