“Hap gjyq që të vërtetosh vdekjen” familja sorrollatet për të ndjerën, historia e pabesueshme

Jemi në Bulqizë, ku Muhamet Koçi tregon, që nëna tij ka ndërruar jetë në 2 shkurt 2025, por nuk e cregjistrojnë, pasi pashaportizimi i saj figuron në Xhafzotaj, ndërkohë, që ajo ka marrë marrë shërbim mjeksor në Gjoricë të Bulqizës, ku edhe jetoi deri në fund.Ne provuam edhe në varreza, se ndjera Fatime Koci kishte ndërruar jetë.Në Qendrën Shëndetsore të Gjoricës, mjeku Telmond Veliu, thotë, se i ka dhënë shërbim të ndjerës, por skedën nuk ia bënte dot, pasi nuk e kishte paciente. Ai thotë, se e ka pajisur me një vërtetim, që e moshuara ka ndërruar jetë. Sipas mjekut, Skeda e Vdekjes do një numër dhe një kod, që ka pasur pacienti, i cili duhet të figurojë në vendbanim.Në njësinë Xhafzotaj, aty ku e ndjera ka gjendjen civile, Fatime Koci figuron e gjallë, pasi e vetmja mënyrë për cregjistrim, është me skedën e vdekjes.E vetmja zgjidhje për të cregjistruar Fatimet është gjykata, që duhet të provojë vdekjen e saj.

Të Fundit