Një kalim i fshehtë i përdorur historikisht në të kaluarën si një rrugë shpëtimi për papën është hapur për publikun.
Kalimi, i njohur si Passetto di Borgo ka dy nivele, një të ngritur e të hapur dhe një të ulët e të fortifikuar, që shërbente për t’u arratisur.
Ai lidh Vatikanin me Kështjellën Sant’Angelo në Romë.
“Në njërën anë është kupola e Shën Pjetrit dhe në anën tjetër Kështjella Sant’Angelo, me ëngjëllin që mund të shihet nga këtu”, deklaroi Luca Mercuri, drejtori i Muzeut të Kështjellës Sant’Angelo.
Kalimi i famshëm daton në shekullin e gjashtë, por u kthye në një rrugë shpëtimi në shekullin e 13-të.
“Ky kalim u bë i famshëm nga arratisja e Papës gjatë rrethimit të francezëve dhe gjatë plaçkitjes së Romës në vitin 1527. Ati i shenjtë u largua përmes korridorit të mbuluar që ndodhet poshtë nesh”, tha Mercuri.
Kalimi Passetto di Borgo do të jetë pjesë e një programi të ri vizitash me udhërrëfyes, në të dyja nivelet.