Në një lagje në Patos, në 19 nëntor 2023 në mes të natës, dy hajdutë hyjnë dhe vjedhin 10 pula deti në familjen Malaj. Denoncimi vjen nga Pëllumb Malaj djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ai thotë, se në shtëpi jeton e vetme e ëma 85 vjecare dhe më shumë ka frikë për sigurinë e saj.Ne kemi siguruar kamerat e sigurisë të zonës, ku ndodhi vjedhja, duke ndërtuar ngjarjen. Sipas Pëllumbit, që nuk gjeti zgjidhje në policinë e Patosit, hajduti është Bajram Sulejmani, një komshi në zonë. Ky person çalon dhe në kamera, dallohet një person i calë.Për këtë denoncim pyesim të dyshuarin e ngjarjes, zotin Bajram Sulejmani. Ai mohon cdo gjë dhe thotë, se punon taksi në të zezë, por nuk ka një alibi, se ku ka qenë natën e vjedhjes, në orën 2 të mëngjezit.
Për vjedhjen e pulave në Patos në 19 nëntor 2023, policia e zonës, duket se favorizoi të dyshuarin kryesor. Policia nuk ndoqi procedurat direkt pas denoncimit, por i ka kryer ato një javë më vonë. Këto veprime kanë evituar kushtet e flagrancës, duke bërë që prokuroria e Fierit, ta hetojë tani të dyshuari në gjendje të lirë. Gjatë ndjekjes së këtij rasti në Patos, Stop ka mësuar gjithashtu, se kanë ndodhur edhe vjedhje të tjera. Por për policinë dhe prokurorinë, vjedhja e pulave e gjelave, nuk është as shqetësuese, e as nuk përbën vepër penale.