“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me viktimë një 24 vjecare. Anisa Gjini, nënë e një djali 3 vjecar, pretendohet, se u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ku jetonte me bashkëshortin, Alfred Gjini, dhe vjehrrën, Fahrije Gjini.Por babai i të ndjerës ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunshëm, pas një sherri mes të dyve.Ne kemi siguruar dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës së Anisës, të cilat janë të paqarta dhe kontradiktore.I ati i Anisës thotë, se u njoftua 4 orë pas ngjarjes, kur vajza e tij ishte cuar në morg. Ai flet për shenja në trupin e Anisës, të cilat shtojnë dyshimet për vrasje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]