Habiten mjekët, i heqin pacientit nga stomaku mbi 1 kg vida dhe gozhdë

Më shumë se një kilogram vida dhe gozhdë janë larguar nga stomaku i një burri në Lituani.

Më herët pacienti është paraqitur në spital në Klaipeda , Baltik me kriza të forta stomaku teksa mjekët vendosën t’I bënin një skaner për të zbuluar shkakun e dhimbjes.

Mjekët zbuluan se në stomakun e tij kishte objekte të ndryshme metalike, disa prej të cilave ishin të gjata deri në 10 cm, kështu që jeta e tij ishte në rrezik.

“Gjatë operacionit që zgjati 3 orë, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, u hoqën nga stomaku i pacientit,” tha kirurgu Saronas Dailindenas.

Spitali ka publikuar një foto ku shihen vida dhe gozhde të gjetura në barkun e pacientit.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë,” tha Algirdas Slepavitsius , kirurg kryesor në Spitalin Klaipeda.

Sipas informacioneve të publikuara në rrjet burri filloi të gëlltiste sende metalike javët e fundit. Gjendja e tij shëndetësore tashmë është e stabilizuar, shtoi mjeku.

Të Fundit