Habit violonçelisti shqiptar: Skena e Sanremos më e vogël sesa Pallati i Kongreseve

Violonçelisti Iljard Shaba tha në një intervistë për media se u bë pjesë e performancës me Anna Oxa në Sanremo falë një sugjerimi të Ardit Gjebreas sepse ai personalisht me këngëtaren nuk njiheshin.

Ai tregoi se salla e Sanremos mbart historinë dhe ndaj është një skenë gjigande, ndërsa sa i takon infrastrukturës, pra fizikisht është shumë e vogël.

“Salla ishte shumë e vogël, t’i marrin të keqen Pallatit të Kongreseve. Shumë e vogël ishte, mbase ishte dhe më e vogël se salla te Akademia e Arteve. Ka historinë brenda ajo që është vështirë ta ndryshojnë. Gjithsesi është gjë tjetër kur e sheh në ekran dhe gjë tjetër kur e provon,” – u shpreh Shaba.

Të Fundit