Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste këtë të hënë, është vendosur ngritja e një komisioni etike për të monitoruar dhe kontrolluar rastet e mundshme të nepotizmit brenda partisë.
Komisioni do të kryesohet nga Lindita Nikolla dhe do të ketë anëtarë Kiduina Zakën, Erjon Malaj, Marjana Koçekun dhe Ermal Elezin.
Burime nga mbledhja e grupit të PS bëjnë me dije se, pavarësisht tërheqjes së Partisë Demokratike nga komisionet e posaçme parlamentare, Partia Socialiste do të vijojë punën e saj.
Po ashtu, në mbledhje u theksua rëndësia e aktiviteteve të përbashkëta dhe solidariteti në këtë periudhë të fundvitit.



