Gruaja shkon me djegie të shumta në spital, burri e kishte lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se një grua, është paraqitur në spital, ku ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte djegie të shumta në trup.

Policia e Korçës ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, i cili ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën bashkëshortes, Melisa Trëmdafili, kjo referuar edhe deklaratës së saj paraprake para tyre.

Po burime policore bëjnë me dije gjithashtu se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia ështëvënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Gruaja ka gradë të lartë të djegies në trup dhe për këtë pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar

Të Fundit