Gruaja padit të dashurin për shkeljen e marrëveshjes: nuk e shoqëroi në aeroport dhe i bëri të humbasë fluturimin

Një grua nga Zelanda e Re ka paditur të dashurin e saj për shkeljen e një “kontrate verbale” pasi ai nuk e ka shoqëruar në aeroport, duke i bërë të humbasë fluturimin për një koncert dhe duke e detyruar të vononte udhëtimin një ditë.

Gruaja ka deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie me burrin për gjashtë vite e gjysmë, derisa u shfaq një mosmarrëveshje. Sipas një urdhri gjyqësor, i publikuar të enjten me emra të fshirë, gruaja kishte planifikuar të merrte pjesë në një koncert me disa miq. I dashuri i saj kishte pranuar ta conte në aeroport dhe të qëndronte në shtëpinë e saj për të kujdesur për dy qentë e saj gjatë mungesës së saj. Një ditë përpara, ajo i kishte dërguar një mesazh në orarë midis 10:00 dhe 10:15 të mëngjesit, kur partneri duhej të vinte ta merrte.Por ai nuk ka mbërritur kurrë, duke i bërë asaj të humbasë fluturimin.

Gruaja ka deklaruar se ka pasur disa shpenzime, përfshirë udhëtimin e ditës tjetër, një furgon për në aeroport dhe strehimin e qenve të saj në një strehimore. Ajo gjithashtu ka paguar biletat e tragetit për të dhe të dashurin e saj për të shkuar në pushime në një periudhë tjetër për të vizituar fëmijët e saj dhe dëshiron të rimbursohet.

Të Fundit