Shtypi japonez përhapi lajmin se një burrë, duke pretenduar se ishte një austronaut rus në orbitën hapësinore, mashtroi një grua japoneze për t’i dërguar para për të “paguar udhëtimin e kthimit në Tokë”, me premtimin se do të martohej me një grua japoneze sapo të “zbarkonte” në Tokë
Burri u njoh 65-vjeçaren në Instagram qershorin e kaluar. Ai kishte fotografi të rastësishme të hapësirës në profilin e tij dhe tha se punonte në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ISS, ku astronautët kanë akses të kufizuar në lidhjen celulare.
Marrëdhënia e tyre u bë shumë serioze. Duke përdorur aplikacionin japonez të mesazheve LINE, kozmonauti i rremë i deklaroi vazhdimisht dashurinë e tij dhe i bëri asaj propozimin për martesë. Ai i dërgoi asaj mesazhe si: “Dua të filloj një jetë të re në Japoni” dhe “Të them 1000 herë nuk do të mjaftonte, por do të vazhdoj: të dua”, raportoi Asahi TV.
Por për të thënë po-në fatale, i tha, i duheshin paratë për tu kthyer në shtëpi. Kishte tarifa uljeje për të paguar në Japoni, përveç kostos së një rakete për ta çuar atë në destinacionin e saj.
Duke besuar se ky burrë ishte burri i saj i ardhshëm, gruaja i dërgoi atij rreth 4.4 milionë jen (rreth 30,000 euro) në pesë transaksione nga 19 gushti deri më 5 shtator, raportoi gazeta japoneze Yomiuri Shimbun.
Por, kur kërkesat vazhduan, gruaja dyshoi dhe iu drejtua policisë, e cila, nga burimet lokale të lajmeve, po heton rastin për “mashtrim romantik”