Drama e një familje në Gramsh për pak ka përfunduar në tragjedi, pasi një 29-vjeçar i cili është dhunuar nga bashkëshortja e tij ka kërcënuar se do të vrasë veten.
Mësohet se i riu me iniciale A. K., në gjendje të rënduar psikologjike, ka telefonuar gazetaren e emisionit me “Zemër të hapur” dhe i ka thënë se do i jepte fund jetës.
Por, stafi emisionit ka njoftuar policinë, që ka nxitur të shpëtojë 29-vjeçarin, i cili u gjet në shëtitoren e Himarës dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.
Por si rrodhi ngjarja deri në kërcënimin e të riut për vetëvrasje.
Mësohet se i riu dhe familjarët e tij kanë pasur konflikte me të shoqen, 28-vjeçaren me iniciale E. K.
Ata kanë bërë denoncime dy ditë radhazi, për dy raste dhune.
Rasti i parë:
Denoncimi i parë i referohet datës 10 maj, ku të dy palët, nusja dhe prindërit e bashkëshortit, kanë përfunduar në polici duke kërkuar udhërmbrojtje.
Sipas uniformave blu, 28-vjeçarja dhe vjehrra e saj me iniciale F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës.
Sipas bluve, e reja ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit me iniciale R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K.
Rasti i dytë:
Vetëm një ditë më vonë, më 11 maj, nusja është përfshirë sërish në konflikt por këtë herë me bashkëshortin dhe kunatin e saj.
Policia informoi se 28-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj ushtruan dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit në banesë dhe u akuzuan për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, e reja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit me iniciale G. K.