Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje në Vlorë dhe ka vënë në pranga 2 vëllezër, njëri prej të cilëve posedonte dhe armë gjahu pa leje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve: K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat.
Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P”, bëri me dije policia.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.