Deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar gjithashtu humbjen në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Në një prononcim për gazetarët ajo është shprehur se është një rezultat dëshpërues.
Ndërsa po i bashkohej mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Duma tha se duhet të merren vendime të rëndësishme dhe sipas saj gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje të PD.
“Është dëshpërues rezultati, në një menynë apo një tjetër krejtësisht i papritur. Duhet marrë përgjegjësi, jo vetëm përgjegjësi por duhen marrë vendime politike, pa diskutim edhe nga kreu. Se çfarë janë direktiva dhe cilët kërkesa unë do t’i bëj drejtpërdrejtë grupit të PD ju do njiheni pas përfundimit të mbledhjes ”,-tha Duma për gazetarët.