Në mbledhjen e djeshme të liderëve të BE në Bruksel, që u mbyll në 02:44 të mëngjesit, Greqia mbajti një qëndrim të qartë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Natyrisht, pala greke ka vendosur gjithmonë kushte të rrepta për integrimin e dy vendeve fqinje në BE, por në rastin konkret, interesat janë qartazi pro çeljes së negociatave.
Pas dështimit të të gjitha përpjekjeve, akoma dhe të decoupling të Holandës dhe Danimarkës, pala greke bën bilancin e domethënies së vendimit të djeshëm, për të ardhmen e rajonit. Dhe nga çdo këndvështrim, vendimi i Këshillit të Europës nuk ishte aspak pozitiv.
Kështu, qeveria Micotakis tashmë përgatitet për probleme të mundshme në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë Veriore. Vetë kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se “Marrëveshja e Prespës është e lidhur me perspektivën tonë evropiane”, duke ushtruar sa presion mundet liderëve të BE-së, mesa duket, pa arritur rezultatin e pritshëm.