Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, s’kanë qenë kurrë më të ulëta

I Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ka shpërndarë një lajm të Euronews Albania, ku Kurti deklaron se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së “nuk kanë qenë kurrë më të mira”. Në kundërpërgjigje, Grenell e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”. Ai ka shtuar se Kurti është ndëshkuar si nga administrata e parë e presidentit Donald Trump, ashtu edhe nga administrata që e pasoi, e presidentit Joe Biden.

“Delirant. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është ndëshkuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj.”, shkroi Grenell në postimin e tij.

Të Fundit