Gramsh, pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. Burime per media raportojne se H.Ll ka përfunduar në tarracën e katit të dytë.

Për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë për jetën. 67-vjeçari ishte i shtruar në repartin e patologjisë që prej katër ditësh. Sipas policisë, 67-vjeçari dyshohet se ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të Fundit