Gramsh/ Fëmija helmohet nga ushqimi i kopshtit, dyshohet për prani salmonele

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramësh, ku një fëmijë është paraqitur me shenja helmimi në spitalin e qytetit. Pas analizave të kryera, ka rezultuar që ushqimi ka pasur prani të salmonelës.

Kopshti, i cili ofron shërbim për drekë për fëmijët, është shtetëror, ndërkohë, grupet e hetimit janë vënë në dispozicion teksa kanë marrë gjithsej 72 mostra për analiza. Këto mostra përfshijnë fëmijët e kopshtit, çerdhes, si dhe punonjësit e institucioneve përkatëse. Nga këto mostra, 12 raste dyshohet të jenë të infektuara, ndërsa përgjigjet e analizave priten të dalin nesër.

Ndërkohë, një fëmijë ka rezultuar i konfirmuar lidhur me këtë rast, ai i cili u paraqit fillimisht në spital me shenja të helmimit.

Të Fundit