Pesë persona të tjerë janë arrestuar në hetimin për vjedhjen e xhevahireve të kurorës nga Muzeu i Luvrit, njoftoi të enjten prokurorja, Laure Beko.
Sipas raportimeve, të pesë personat u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës në Paris dhe në rajonin e Parisit. Sakaq, nuk janë zbuluar identitetin e tyre apo detaje të tjera.
Ndërkohë, të mërkurën dy të arrestuarit e parë pranuan pjesërisht pjesmarrjen e tyre në grabitjene e muzet të Luvrit në Parisë dy javë më parë.
Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin 88 milionë euro, ndërsa grabitja ndodhi më 19 tetor, kur katër hajdutë të armatosur me vegla elektrike hynë në ndërtesë në mes të ditës, duke i shpërqendruar rojet dhe kamerat e sigurisë.
Prokurorja tha se pjesa më e madhe e bizhuterive nuk është gjetur ende dhe se banda mund të jetë më e madhe sesa katër personat e identifikuar nga kamerat e sigurisë, duke lënë të hapur mundësinë e një operacioni më të gjerë kriminal.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet përpiqen të rikuperojnë thesaret e humbura dhe të identifikojnë të gjithë të përfshirët në këtë vjedhje.




