Shtëpia e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Berisha, ka rënë preh e grabitësve.
Sipas policisë kosovare grabitja ka ndodhur të hënën.
Ndërsa raportohet se në shtëpinë e këngëtares hajdutët kanë marrë para dhe stoli prej ari.
“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur, me force kanë depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari”-njoftoi policia.
Mediat kosovare shkruajnë se nga shtëpia e saj u vodhën rreth 10 mijë euro, si dhe stolitë e arit, vlera e të cilave nuk dihet.
Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.