Një grabitje është regjistruar në muzeun e famshëm të Luvrit në Paris. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministrja e Kulturës së Francës, Rachida Dati, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Nuk ka të lënduar për t’u raportuar”, theksoi ministrja, duke shtuar se ndodhet në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe forcat e policisë.