Dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare në Babrru dhe kanë grabitur një shumë parash rreth 200.000 lekë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
“Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.