Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Në pranga ka rënë shtetasi Mikel Ahmeti.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pas denoncimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë.
Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.