Goditi me grusht punonjësin e policisë rrugore, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të enjte nga policia e Lezhës pasi ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore

Sipas raportimeve, i arrestuari është shtetasi D. N., banues në Mirditë, pasi është konstatuar nga policia se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. 39-vjeçari nuk ka pranuar shkeljen dhe ka qëlluar me grushtë punonjësin e policisë, ku është larguar dhe është arrestua më pas nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit