Goditi çiftin e bashkëshortëve pas sherrit për pronat, arrestohet 21-vjeçarja në Has

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në fshatin Pla të Hasit, ku një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur dy persona.

Policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasen A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, e cila dyshohet se gjatë një konflikti ka goditur me mjete të forta një çift bashkëshortësh, përkatësisht shtetasin A. J., 65 vjeç dhe bashkëshorten e tij, V. J., 60 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit