Goditi burrin me thikë në gjoks kur flinte gjumë, gruaja i shpëton burgut për shkak të menopauzës dhe hormoneve

Një grua që goditi me thikë në gjoks burrin e saj kur atë e zuri gjumi ndërsa ajo po fliste, ka shpëtuar nga burgu.

Deborah Stallard, 54 vjeç, hodhi gjëra në drejtim të partnerit Barrie, 51 vjeç, përpara se ta godiste me thikë në shtëpinë e tyre të lëvizshme në New Beach Holiday Park në Dymchurch, Kent.

Ajo pranoi plagosjen, por u lirua nga gjykata pasi Stallard u lut për mëshirë, duke fajësuar alkoolin që kishin pirë dhe ‘menopauzën

Burri zbuloi se çiftit, të cilët kanë qenë së bashku për 21 vjet, i është ndaluar të jetojnë së bashku. “Kërkoj që gruaja ime të mos dënohet me burg dhe të jetojmë së bashku të lumtur, sërish si çift i martuar”, tha Barrie, 51 vjeç.

Gjykata e Crown Canterbury dëgjoi se dyshja kishin kaluar mbrëmjen para sulmit në prill të vitit të kaluar duke pirë në një pijetore.

Avokatja Caroline Knight, tha se Stallard filloi të diskutonte jetën e saj personale kur ata arritën në shtëpi dhe burri i saj dukej se po shmangej.

Ajo filloi të fliste për disa probleme që po përjetonte në atë kohë, por dukej se atë e zuri gjumi – kjo e acaroi 54-vjeçaren. Ajo i hodhi një sërë sendesh dhe më pas e goditi me thikë në gjoks. Ishte një plagë depërtuese me thikë por fatmirësisht nuk pati dëmtime në mushkëri. Ajo gjithashtu ka pësuar lëndime”, tha avokatja mbrojtëse.

Burri i saj ka deklaruar se ky “incident ndodhi vetëm një herë dhe ishte faji i të dyve, pasi ishin të dehur dhe se gruaja e tij ishte në menopauz.

Pas plagosjes me thikë, gruaja thirri shërbimet e urgjencës, qëndroi pranë burrit të saj derisa ata mbërritën dhe i tha policisë se çfarë kishte bërë.

 “Në një lidhje 21-vjeçare nuk ka pasur asnjë incident mes tyre. Ajo ka treguar pendim të vërtetë për veprimet e saj. Ishte, sipas mendimit tim, menopauza dhe efekti hormonal ishin shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje. Ekziston një deklaratë mbështetëse nga mjeku i saj i përgjithshëm. Ata nuk kanë mundur të qëndrojnë me njëri-tjetrin për më shumë se një vit për shkak të kushteve të vendosura”, tha avokatja mbrojtëse e gruas.

 

Të Fundit