Gert Shehu 31vjeç nga Tirana është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Këto janë pamjet e tij që shfaqet i gjakosur pasi është neutralizuar nga truprojat e kryedemokratit Sali Berisha.
Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat.
Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke marrë autorin e dyshuar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1.