Mbi 600 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar në të gjithë territorin e qarkut Shkodrës nga uniformat blu.
Gjatë kontrolleve, efektivët e Policisë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike.
Ndërkohë, Policia në Malësi të Madhe asgjësoi në njësitë administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi.
Edhe efektivët e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës zbuluan parcela ku ishin kultivuar 295 bimë narkotike.
Mësohet se janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist i shërbimit pyjor.