Operacioni ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, ka përfunduar me sukses në Shqipëri, në kuadër të një hetimi të gjerë që përfshiu disa shtete, përfshirë Gjermaninë, Qipron, Izraelin dhe Shqipërinë.
Në Tiranë, autoritetet sekuestruan mijëra euro dhe pajisje të ndryshme që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.
Gjatë operacionit, u ushtruan kontrolle në tri ambiente, ku u sekuestruan prova materiale, përfshirë aparate celularë, një laptop, një njësi kompjuterike, një USB, një hard disk i jashtëm dhe një shumë prej 40,020 eurosh.
Ky aksion u realizua pas një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane dhe ka pasur si objektiv zbardhjen e një grupi kriminal të strukturuar, i cili dyshohet se ka mashtruar më shumë se 100 viktima përmes një platforme të rreme investimesh online, duke shkaktuar një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.