Gledis Nano vizitë në familjen Avdia: Kam ardhur si prind, si qytetar

Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka patur gjatë kësaj paraditeje në një vizitë në familjen Avdia, që humbën vajzën e tyre në ngjarjen e rëndë të Himarës.

Në fjalën e tij përballë mediave, Nano u shfaq tepër i prekur dhe tha se shkoi tek kjo familje si prind dhe qytetar.

“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. I shpreha familjes ngushëllimet për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind, si qytetar. Përveçse çfarë ka ndodhur dhe vështirësive, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë. Janë duke vuajtur gjithë çfarë ndodhi”, tha Nano.

Të Fundit