Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar këtë mesditë ndryshimet në polici, që prekin thuajse të gjitha drejtoritë në rrethe.
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar këtë mesditë ndryshimet në polici, që prekin thuajse të gjitha drejtoritë në rrethe.
Kështu, sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës, do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Japuin.
Aflred Cepe do të drejtojë Policinë e Fierit, ndërsa Gjovalin Loka do jetë drejtues i Policisë së Korçës.