Çifti i famshëm në internet, Qaran, 24 vjeç dhe Cheryl, 61 vjeç janë shprehur se tani janë gati të bëjnë lëvizjen e radhës dhe të kenë një fëmijë së bashku. Gjyshja e 17 nipave ka treguar se është gati që të ketë një fëmijë së bashku me bashkëshortin e saj 24-vjeçar.
Cheryl, 61 vjeç, u martua me Qaran McCain nga Gjeorgjia, në SHBA, në muajin Shtator të vitit të kaluar pas lidhjes së tyre për rreth një vit.
Tanimë dyshja ka fituar mjaft famë në internet në të gjithë botën për shkak të diferencës 37-vjeçare të tyre përsa i përket moshës. Llogaria e tyre në rrjetin social TikTok @kingqurannewpage u bë mjaft virale pasi Qaran i propozoi 61-vjeçares.
Dasma e tyre, një ceremoni buzë lumit në Tenesi u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetin e tyre social në TikTok dhe u ndoq nga më shumë se 20,000 njerëz.
Duket se çifti po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në një tjetër nivel pasi Qaran dhe Cheryl kanë thënë se janë gati që të kenë një fëmijë së bashku. Teksa ata akoma nuk janë të sigurtë nëse kjo do të ndodhë përmes birësimit apo duke përdorur një nëne surrogate, tanimë kanë filluar me blerjet e karrocës.
“Për shkak të moshës sime, ne do të duhet të marrim një nënë surrogate ose të adoptojmë
një fëmijë”, tha 61-vjeçarja./tvklan.al