Personalitete të larta të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar sot (10 korrik) takim me kreun e SPAK Altin Dumani si dhe prokurorët. Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjese e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës. 1/2
‘Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK-un, ku u takua me shefin Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Grupi përfshin të nderuarin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës. ½’- njofton ambasda e SHBA.