Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, reagon Rama: George Washington i Kosovës

Para nisjes së seancës, gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK Thaçit, Veselit, Krasniqit, dhe Selimit ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter Rama ka ngritur pyetjen nëse mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë?

Ai ka sjelle në vëmendje dhe presidentin amerikan i cili e krahasonte Thaçin me George Washington.

 

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter, duke shpërndarë edhe lajmin nga Reuters për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të Fundit