Avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi.
Të pranishëm në seancën e sotme, mbrojtja është shprehur se Fatmir Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.
“Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar. Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit,” mësohet të ketë thënë avokati Ardian Visha.
Sot nisi gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është zyrtarisht i pandehur për dosjen e Gërdecit.
Në Gjykatën e Posaçme, u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut, por u shty për në datën 9 maj.
Shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja. Të pranishëm në seancë ishin edhe anëtarë nga familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit. Por, GJKKO nuk i ka pranuar si palë në gjykim.