Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të dalë në gjyq më 4 mars 2024 në një gjykatë federale në Uashington, nën akuzat se u përpoq ta zhbënte disfatën në zgjedhjet presidenciale 2022.
Vendimi 28 gushtit i gjykatëses federale, Tanya Chutkan, nënkupton se Trumpi me gjasë do të përballet me gjyq, në të paktën tri raste penale, gjatë garës së ngushtë për nominimin e kandidatit për president të SHBA-se nga radhët e Partisë Republikane.
Data e gjyqit për rastin e katër penal kundër tij nuk është caktuar ende.
Avokatët e Trumpit kishin bërë trysni që data e gjyqit ndaj tij të caktohej për muajin prill të vitit 2026, shumë kohë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, duke argumentuar se kishin nevojë për kohë për t’i rishikuar 12.8 milionë faqe prova që Qeveria i ka grumbulluar.