Gjykata lë në burg 32-vjeçarin që vrau djalin e xhaxhait: Nuk jam në gjendje të flas

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Bertil Alliajn i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait Dalan Alliaj.

Në sallën e gjyqit, Alliaj ka refuzuar të flasë ndërsa mësohet se ka thënë vetëm: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”.

36-vjeçari, Dalan Alliaj u vra mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm nga djali i xhaxhait të tij, Bertil Alliaj. Vrasja ndodhi shumë pranë derës hyrëse të një prej familjarëve të viktimës pranë qendrës së Gjormit. Ndaj tij u goditën plot 8 herë dhe 8 plumbat e kapën në trup.

Autori i vrasjes së Dalan Alliaj rezulton i dënuar në mungesë me 35 vite burg si pjesëmarrës në masakrën e Çoles. Por pavarësisht këtij fakti ai lëvizte i lirë, i pashqetësuar dhe shpeshherë shkonte edhe në Gjorm. Ai ishte shpallur person në kërkim prej vitit 2015 kohë kur ndodhur masakra e Çoles deri në vrasjen e 36-vjeçarit.

 

Të Fundit