Ditën e premte Gjykata Kushtetuese e Austrisë rrëzoi ligjin që ndalon shamitë në shkollat fillore.
Ligji aktual i ndalonte vajzat të vishnin veshje ideologjike ose fetare që lidhen me mbulimin e kokës deri në fund të vitit shkollor, derisa ato të mbushnin 10-vjeç.
Në një deklaratë të lëshuar pas vendimit, gjykata tha se barazia dhe liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, vendos neutralitetin fetar dhe ideologjik të shtetit.
Gjykata argumentoi më tej se legjislaturës iu kërkua të trajtojë në mënyrë të barabartë bindjet e ndryshme fetare.
“Shkolla bazohet, ndër të tjera, në vlerat themelore të hapjes dhe tolerancës,” u tha nga Gjykata Kushtetuese.
Ligji u miratua nga deputetët austriakë në 2019, pasi u paraqit nga qeveria e koalicionit, e përbërë nga kryeministri Sebastian Kurz, ‘Partia Popullore Austriake e krahut të djathtë dhe Partia e Lirisë e Austrisë, e ekstremit të djathtë.
Zëdhënësi i Edukimit për FPÖ, Wendelin Moelzer deklaroi më herët se ligji ishte “një sinjal kundër Islamit politik”, ndërsa deputeti i PVP, Rudolf Taschner deklaroi se ai do t’i mbronte vajzat nga skllavërimi.
“Vendimi nga Gjykata Kushtetuese tregon se besimi ynë në shtetin e së drejtës dhe durimi ynë janë paguar,” tha organizata e besimit islam (IGGÖ) në një deklaratë të postuar në Facebook.
“Zbatimi i mundësive të barabarta dhe vetëvendosja për vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë nuk arrihet përmes ndalimeve, por përkundrazi duke forcuar të drejtat e njeriut, grave dhe fëmijëve dhe duke promovuar ndërgjegjësimin se detyrimi nuk është kurrë i lejueshëm,” vazhdoi deklarata e IGGÖ.